Ardit Gjebrea i është rikthyer muzikës pas afro dy dekadave shkëputje nga prodhimi i tyre.
Prezantuesi i njohur ka emocionuar publikun në Pallatin e Kongreseve teksa këndoi një këngë me vajzën e tij Ana, gjatë natës finale të "Kënga Magjike".
Me tekstin e Ardit Gjebresë dhe të Olti Currit kënga ka emocionuar publikun në Pallatin e Kongreseve.
"Duhej një motiv që unë të rikthehesha të kompozoja një këngë, ta këndoja një këngë. Ia kisha premtuar prej vitesh Annës, e cila më thoshte: babi t’i ke kënduar? Erdhi momenti që i premtova Anës që tek "Kënga Magjike" të këndojmë një këngë"– tha Ardit Gjebrea.





