Fituesja e Edicionit të 19 të festivalit “Kënga Magjike” është këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “E çmendur“.
Ajo ka arritur të marrë më shumë pikë nga kolegët duke u shpallur fituese e këtij viti.
Kënga “E çmendur” është një kompozim i Kledi Bahitit, ndërsa vargjet e saj janë shkruar nga Olti Curri.
Në vendin e dytë është renditur këngëtarja Elhaida Dani dhe në vendin e tretë Fifi.
Nata finale e “Kënga Magjike” është zhvilluar në Pallatin e Koncerteve nën drejtimin e Ardit Gjebresë dhe aktorëve Bes Kallaku e Erion Isai.





