Aktori dhe regjisori i njohur,  Drilon Hoxha ka pak kohë që është bërë pjesë e spektaklit ‘Dance With Me’, ku kërcen krah modeles Kristina Bakiu. 

I ftuar në "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ai tregoi arsyen përse nuk pranoi të merrte pjesë në spektakël i shoqëruar nga Linda Rei, e njohur për ndryshimin e saj të gjinisë nga mashkull në femër.

"Ka qenë pjesë e kërcimit Linda Rei, që ja thënë pse duhet të jemi me këtë mentalitet. Vërtet nuk e kam pranuar. Nuk ishte një rol filmi dhe e lashë pa bërë e do thoja ky është paragjykim. Unë do dilja si Drilon aty, plus gjysma e publikut do më njihte në lidhje me Lindën. Nuk e paragjykoj fare dhe në film kam bërë shumë skena pro këtyre gjërave, por mendoja që duhet të isha unë të thyeja tabu. Por pse duhet të jem unë fundja? Se i bie gjithë ato vite karrierë, ta hidhje poshtë vetëm ti tregoje njerëzve që thyva tabu. Nuk paragjykoj asgjë thjesht nuk pranova në fillim, edhe pse e kisha shumë me qejf. Ia thashë dhe stafit, kujdes se kështu do dali."