Moderatorja durrsake po shijon disa ditë pushime së bashku me partnerin e saj në Punta Cana. Bukuroshja e ekranit është në pritje të një vajze, lajm i cili u dha nga vetë Floriana.
Pasi u zhvendos nga Shqipëria në Zvicër, Floriana Garo vazhdoi edhe atje me të njëjtin intensitet punën së bashku me partnerin e saj. Por tashmë paska ardhur momenti për disa pushime për mamin e ardhshëm.
Në një foto të postuar në Instagram ajo ka përshëndetur miqtë me një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, edhe pse në një distancë të largët.
"Përshëndetje për ju dhe Enisin nga Moska me borë", shkruan moderatorja.





