Modelja shqiptare Rashel Kolaneci, që u bë e famshme në emisionin "Xing me Ermalin" e ka shprehur hapur pëlqimin e saj ndaj futbollit dhe kohët e fundit ka qenë e angazhuar në emisionin "Proçesi Sportiv".
Për shkak të origjinës nga zona e Korçës, Rasheli është një fanse e zjarrtë e ekipit të Skënderbeut. Ditën e djeshme, vajza seksi e ekraneve shqiptare ka qenë prezente në stadiumin e Bernës për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Europës mes Jang Bojs dhe Skënderbeut.
Humbja e Skënderbeut në minutat e fundit, e ka zhgënjyer pa masë bukuroshen shqiptare, e cila nëpërmjet një postimi në "Instastory" ka shkruar:
"Dhimbje pafund që ndeshja e një kompeticioni kaq të rëndësishëm, Europa League, shkatërrohet nga faktorë që sporti dhe arti i ka tejkaluar prej kohësh. Skënderbeu ndjeu peshën e rëndë të përkatësisë shtetërore. Në fillim u mohua lëvizja e lirë e futbollistëve, duke mos lejuar sulmuesin të shkojë në Zvicër, pastaj arbitri prishi akoma me ekuilibrat e lojës. Fiksimi i tij patologjik që çdo lëvizje të korçarëve e konsideronte të gabuar helmatisi shijen sportive të çdokujt që ndjek futbollin. SKËNDERBEU ËSHTË LEGJENDË DHE NUK MUND TË ZBRAPSET NGA INDIVIDË ANTISPORTIVË."





