Këngëtarja nga Durrësi Rezarta Shkurta ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një nga momentet më të veçanta të jetës së saj.

Ajo na ka treguar foton e parë që i ka shkrepur vogëlushes së saj, Hera kur sapo ka ardhur në jetë, teksa Rezi ndodhej akoma në shtratin e lindjes.

"Fotoja më e bukur e jetës sime. Foto e parë me Hera Hoxhën", ka shkruar Rezarta.