Vetëm pak muaj më parë u bë publik lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, i ka dhënë fund martesës së saj me partnerin që kishte në krah prej 17 vitesh.

Gjatë kësaj periudhe, Jonida ka preferuar të qëndrojë në heshtje duke mos e komentuar aspak këtë situatë në jetën e saj. E ftuar në "Top Albania Radio", Jonida për herë të parë pranoi ta cekte këtë pjesë të historisë së saj.

"Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua" -është shprehur ajo.