Koment/ Shpërthimet e zemëruara të Donald Trump-it ushqejnë dyshimin se ndoshta ka edhe gjëra më të rëndësishme, mendon Richard Wagner.
Jo vetëm që prej ngritjes së aktpadisë kundër ish-këshilltarit të Sigurisë, Michael Flynn ai sillet si një kafshë që e kanë zënë ngushtë dhe që e sheh rrugëdaljen e vetme në dërrmimin e kundërshtarëve me fuqinë e krijuar nga dëshpërimi i thellë.
Përballë mënyrës së menduar, me të cilën hetuesi i posaçëm Robert Mueller përpiqet të zbulojë lidhje të mundshme të Trumpit dhe të ekipit të tij elektoral me Rusinë – Flynni është tashmë personi i tretë, të cilin ai e ka kapur duke bërë shkelje -, shpërthimet e nevrikosura të Presidentit vetëm ushqejnë dyshimin se është e mundur që të ketë gjëra edhe më të rëndësishme.
Kjo pamje – e një Presidenti që shpërndan goditje përreth tij, megjithë suksesin e tij në reformën e taksave – po ta plotësosh me mesazhet e dashurisë, të cilat ai ia dërgoi para pak kohësh Vladimir Putinit, dhe në të cilat ai u besoi përbetimeve të tij, se nuk është përfshirë në fushatën elektorale amerikane, më shumë se rezultateve të punës së shërbimeve të fshehta vetjake – atëherë e gjitha kjo të lë pa fjalë – dhe të bën që të presësh me interes frytet e punës së mëtejshme të hetuesit të posaçëm. /Deutsche Welle/