Prej vitesh bashkëpunojnë në skenë dhe tashmë këngëtari i njohur shqiptar ka bërë një deklaratë surprizuese.

I ftuar në 'Thumb' këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili është pyetur për marrëdhënien me bashkëshorten. 

Këngëtari është shpesh i ftuar nëpër koncerte brenda dhe jashtë vendit. Qëllon që ai rastis nëpër koncerte edhe me këngëtaren e njohur, Artiola Toska, dhe për këtë të fundit, Bujari ka dhënë vlerësimin maksimal. 

Gjithashtu ai shtoi se kalon më shumë kohë me të se sa me gruan, por ajo nuk është xheloze.

“Artiola ka gjithçka. Gruaja s’bëhet xheloze se është mësuar. Më shumë rri me Artiolën se me gruan.”- ka thënë Bujar Qamili.