Emërohet drejtori i ri i Hekurudhës Shqiptare. Kreu i këtij institucioni është zgjedhur Ani Dyrmishi.
Dyrmishi vjen në këtë detyrë pasi më parë ka mbajtur postin e drejtorit të DRSKSH-së dhe Hipotekës në Durrës.
Ai u përfshi edhe në garën për administrator i UAMD-së, dhe ishte një nga 3 emrat në garë së bashku me Gerald Cekën dhe Ulpjan Hotin, por nuk u paraqit ditën e votimit.
Dyrmishi zëvendëson në postin e kreut të Hekurudhave ish-drejtorin Ilir Dashi, që ishte përfaqësues i LSI.





