Arrestohen në flagrancë, në orët e vona të natës së të dielës, autorët e një ngjarje të rëndë të regjistruar në zonën e Krujës.
Drejtoria e policisë së qarkut Durrës, përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se gjatë pasdites së djeshme, “rreth orës 18.00, në fshatin Sukth Vendas, shtetasi L.A, ka goditur me sëpatë shtetasin M.Ll, vjeç 57, banues në Sukth Vendas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi Xh.Ll, ka kanosur me armë gjahu shtetasin L.A dhe bashkëshorten Sh.A., vjeç 41".
Pas kësaj ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit L.A dhe Xh.Ll. vjeç 40 e 22.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sopatën, ndërkohë që po punon për gjetjen e armës së gjahut.
Dy të ndaluarit akuzohen secili për dy vepra të ndryshme penale, respektivisht shtetasi L.A. për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve të ftohta”, ndërsa shtetasi Xh.Ll. për “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.





