Rreth orës 03:20 minuta të ditës së sotme është sulmuar dhe grabitur "Zjarr Tv", televizioni i njohur për përdorimin e satirës në trajtimin e çështjeve të aktualitetit dhe për një linjë editoriale opozitare.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i televizionit, Ismet Drishti, ndërsa kamerat e godinës kanë fiksuar momentet e sulmit dhe grabitjes.
Dy personat e maskuar fiksohen nga kamerat e sigurisë në ambientet e jashtme të "Zjarr TV", njëri thyen xhamat dhe bën me shenjë që tjetri t’i afrohet. Lëvizjet janë të shpejta, grabitësi i dytë ka në dorë një çantë.
Me shpejtësi ata hyjnë në ambientet e brendshme të televizionit, fikësohen edhe nga kamerat e brendshme, vjedhin kamera e pajisje elektronike dhe shkelmojnë e thyejnë çdo gjë që iu del përpara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.





