Pas përfundimit të "Big Brother 9" në televizionin Top Channel, të gjithë po presin që të startojë "Big Brother Vip".
Mesa duket, ky format nuk do të vonojë për publikun shqiptar edhe pse jo më në ekranin e TCh por në Vizion +.
Dyshimet kanë lindur pas një postimi të producentes së këtij tv, Holta Kolaneci, e cila ka udhëtuar drejt Italisë ku ka ndjekur finalen e "Grande Fratello Vip".
Ka qenë stilisti Ardi Asllani i cili ka përforcuar këto dyshime pasi ka postuar foton e saj, teksa shkruan: "Ike për të na sjellë diçka?".
Mos vallë Holta do të bëjë pjesë të programacionit të Vizion +, "Big Brother VIP" ?





