Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe mëngjesin ka bërë një rrëfim shumë prekës, lidhur me shtatzëninë e dytë.
Aurela ka zgjedhur të tregojë këtë moment të vështirë që ka përjetuar, duke iu dhënë një përgjigje të gjithëve atyre që e kanë kritikuar për kg e tepërta që kishte marrë, para dhe pas shtatzënisë. Nuk ishin kg të marra nga ushqimi i tepruar, por nga ilaçet e shumta që kishte pirë, pasi javët e fundit për Aurelën dhe bebin, nuk kishin qenë aspak të lehta.
Të gjithë sakrifikuan që gjithçka të shkonte sa më mirë: ajo qëndroi në regjim shtrati për plot 5 javë rresht (na duket si diçka e pamundur, por ka ndodhur), Gracen nuk e mbante më mami në krah siç ishte mësuar, por më pas edhe ajo e kuptoi se ishte për të mirën e motrës së vogël, dy gjyshet kanë qëndruar ditë e natë pranë, që Aurelës dhe bebit të mos i mungonte asgjë dhe fatmirësisht gjithçka ia ka vlejtur.
Sot, Aurela ia tregon Abigail këtë si një histori e trishtë, që tashmë i përket së shkuar, por gjithashtu edhe një përgjigje për të gjithë ata, që siç shkruan ajo, "u flet goja, para mendjes".





