Dy ditë pas situatës së vështirë në të cilën u përfshi Shqipëria, për shkak të motit të keq, cka shkaktoi përmbytje masive në pjesën më të madhe të vendit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se në Bashkinë Durrës qarkullohet në të gjitha akset rrugore.

Ndërsa për sa i pëket situatës në qark, në njësinë administrative Cudhi, Krujë, në fshatrat Noje, është dëmtuar një urë, ku mjetet lëvizin me vështirësi.

Problem është uji pijshëm që vjen nga fshati Shkretë pasi në Noje dhe tek përroi Qyrishit, janë dëmtuar dy tuba dhe si rrjedhojë Kruja nuk furnizohet me ujë të pijshëm.

Rruga për në Noi  është e pa kalueshme, në fshatrat Bruz Mal, Bruz Zall, Rreze dhe Shkret mungon energjia elektrike. Në Bashkinë Shijak aktualisht situata është e qetë dhe niveli i ujit në lumin Erzen, është në rënie, shkruhet në komunikatën e policisë.