Harta e rrezikut nga përmbytjet është përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, duke ngjyrosur jugun e vendit me jeshile, ndërsa qendrën dhe veriun me të verdhë.

Parashikimet e IGJEUM janë për ditën e sotme dhe nesër.

Fieri dhe Vlora

Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme (e diel, dt.03) lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral.

Ndërsa për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve