Prokurorja Armanda Xhaferri ka denoncuar në polici zhdujen e tre dosjeve për korrupsion nga zyrat e Prokurorisë së Elbasanit.
Dyshimet, sipas Policisë së Elbasanit, bien mbi punonjës të vetë prokurorisë së këtij rrethi, të cilët i kanë marrë dosjet pa dijeninë e prokurores.
Grupi hetimor i policisë, gjatë kqyrjes së zyrës së saj nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për shpërdorim detyre dhe zhdukje ose humbje e fashikullit hetimor.





