Moti i keq ka përmbytur shumë zona në Shqipëri, por më problematiket janë zonat pranë lumit të Vjosës, ku Fieri dhe Vlora kanë hasur problemet më të mëdha.
Një denoncim ka ardhur nga qytetari Taulant Pepa, i cili flet për Report Tv dhe thotë se i vëllai i tij që është në një stan me bagëtitë në Salari të Vlorës është zhdukur prej orësh dhe nuk po lidhet dot me të.
Qytetari bën thirrje për ndihmë që shteti të ndërhyjë dhe t'i shkojë në ndihmë vëllait të tij pasi ai rrezikon nga përmbytjet.
“Vëllai im është në një stan në Salari dhe ka hipur mbi një gur të madh për ti shpëtuar përmbytjeve, deri tani i kanë ngordhur 100 krerë bagëti, deri tani. Nuk kemi larë akoma kredinë që morëm për bagëtitë, tani po na mbyten të gjitha”, u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv, Taulant Pepa.





