Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako nga Jugu i Shqipërisë ka folur për situatën e përmbytjeve dhe gatishmërinë në përballimin e kësaj situate.

“Situata e Novoselës ka prevaluar pas daljes nga shtrati të Vjosës, pasi ka prurje të jashtëzakonshme nga pjesa veriore e Greqisë, por edhe Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena. Policia ka riskuar dhe sakrifikuar duke ndërhyrë në disa raste konkrete në kohë, por kjo është detyra jonë”, ka deklaruar ai.

Çako shtoi se situata është totalisht e menaxhueshme.