Modelja me famë botërore me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ka dhënë lajmin e bukur në rrjete sociale se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën Ella Faria, ndërkohë që i duket dhe barku i rrumbullakosur. 

Nuk dihet sa muajshe është Emina, por siç duket nga barku dhe nga fakti që e ka bërë të ditur lajmin duket të ketë kaluar 3-mujorin e parë. 

“Familja jonë po shtohet,”-ka shkruar Emina krahas fotos së publikuar. Nuk dihet ende gjinia e bebit, por Ella Faria do ta bëhet së shpejti me një motër ose vëlla.