Gjatë 45 orëve të fundit ekipet e urgjencës kombëtare kanë kryer 189 misione shpëtimi për qytetarët që kanë patur nevoja shëndetësore.
Fluksi i thirrjeve është rritur ndjeshëm, ku vetëm në 45 orët e fundit janë pritur 1100 thirrje për ndihmë shëndetësore.
77 persona kanë marrë trajtim të specializuar në spital dhe 112 qytetarë janë trajtuar pranë banesave, ndërsa dy misione shpëtimi u kryen me ekipin e Njësisë së Helikopterëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të telefonojnë në numrin 127 për çdo emergjencë shëndetësore! #ShëndetësiaNëGadishmëri





