Një pjesë e njësisë administrative Katund i ri, që është nën administrimin e bashkisë Durrës është nën ujë.
Pamjet që mbërrijnë në redaksinë e DurrësLajm dëshmojnë se sipërfaqe të mëdha toke janë nën pushtetin e ujit.
Rreth 30 familje dhe 3 biznese në zonën e njohur me emrin fshati Erzen janë izoluar nga uji, që në disa vende arrin deri në 1.5 metra lartësi.
Situata bëhet më kritike pasi zona është edhe pa energji elektrike.
Banorët u bëjnë apel autoriteteve që të ndërhyjnë, pasi gjatë natës situata mund të rëndohet edhe më shumë.





