Ka qenë padyshim një nga banoret më të lakuara të Big Brother Albania 1 por gjithashtu edhe në edicione të tjera të këtij formati.

Megjithatë prej disa muajsh Najada Konomi, ose siç e njohim ndryshe “Noçja” është zhvendosur në Itali ku ka nisur një jetë të re në çdo aspekt.

Madje duket se ish-banorja e BB i ka dhënë fund edhe beqarisë, Në profilin e saj në Instagram ajo ka shkruar se është e “martuar” dhe gjithashtu këtë informacion e ka shoqëruar me ikonë emoji dhe një unazë. Por në profil nuk ka asnjë foto nga dasma, mjaft e fshehtë po na del kjo ‘Noçja’!