Situata në terren vazhdon të paraqitet e rënduar në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura.
Po çfarë do të ndodhë me motin në orët në vijim?
Sipas metereologëve, reshjet e shiut do të vazhdojnë me intensitet deri në mesnatë ku edhe do të kemi pakësim të tyre në zonat qendrore dhe jugore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë të pakta. Dita e shtunë po ashtu paraqitet me shira më të paktë, e ndërsa të dielen paradite do të kemi sërish fuqizim të përkohshëm të reshjeve.
Temperaturat gjatë fundjavës do të pësojnë rënie graduale me 2 – 3°C, rënie që vijon edhe gjatë javës së ardhshme duke rikthyer në zonat malore, temperatura negative deri 4°C, nën zero.





