Përmbytjet u kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha fermerëve në Durrës. Serat në zonën e ish-Kënetës, Rrashbullit dhe Shkozetit janë nën ujë.

Fermërët thonë se kanalet e bllokuara kanë bërë që serat me prodhimet e stinës të dalin jashtë funksionit.

Deri tani askush nuk ka shkuar të verifikojë dëmet, ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet nëse niveli i ujërave rritet edhe më tepër.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike që sjell DurrësLajm, gjithçka është nën ujë duke u shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar fermerëve durrsakë. 

K.H.