Shemben tre ura në Shijak duke bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel.

Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave, raporton shqiptarja.com. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët.

Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik.