"Në 6 vjet jemi përmbytur 6 herë  e nuk kanë  bërë asgjë. Lumi Erzen në kohën e Enver Hoxhës vetëm një herë doli nga shtrati 20 cm ujë në këtë lagje," -kështu shprehet një 80-vjeçar i cili ka braktisur shtëpinë e mbuluar nga uji.

Shtrati i lumit nuk u pastrua, kështu uji hyn shtëpi më shtëpi këtu e gjithë këto vite, pohon ai, ndërsa është aq i pafuqishëm jo vetëm përballë natyrës por edhe njerëzve.

"Përmbytemi çdo vit e na mbyllin gojën e sytë me nga një batanije e makarona, pastaj vjen dimri prapë e ndodh e njëjta gjëmë," thotë një tjetër banor i cili e sheh lumin në pozicionin e të zotit të shtëpisë së tij.

Të dëshpëruar e të pikëlluar janë banorët e lagjes Erzen, që kanë braktisur shtëpitë të cilat i ka mbuluar uji prej mëngjesit të sotëm. 

Banorët u lajmëruan nga bashkia të lënë shtëpitë, disa prej tyre i kanë lënë ndërsa të tjerë janë ngjitur në kat të dytë. Nëse lumi do të hyjë në katin e dytë atëherë situata mund të agravohet.

Ndjekim  rrëfimet e banorëve të Shijakut: