Me dhjetëra familje në zonën e ish-Kënetës në Durrës janë zhytur nën ujë gjatë ditës së sotme ndërsa problematika ka ardhur si rezultat i bllokimit të kanaleve dhe mos pastrimit të tyre në vite.
Të grumbulluar në zonë banorët i kanë kërkuar me ngulm kreut të rajonit të ish-Kënetës të ndërhyjë për të zhbllokuar një kanal i cili përmbyt të gjithë zonën.
Banorët thonë se zhbllokimi i kanalit nga mbetjet urbane do të bëjë të mundur qarkullimin e ujrave dhe shmangjen e përmbytjeve në këtë zonë.





