Dalja e lumit Derven nga shtrati ka shkaktuar përmbytjen e 1500 familjeve në Fushë-Krujë, ku situata paraqitet shumë problematike.
Për shkak të motit të keq, asfalti në rrugën Fushë Krujë-Milot është çarë dhe është shembur ura e Drosë, duke e kthyer të pakalueshëm këtë segment.
Ura e shembur është në rrugën dytësore Fushë-Krujë-Milot, e cila lidh 4 qytete: Fushë-Krujë, Mamurras, Laç dhe Milot. Shkak i shembjes është bërë niveli i lartë nivelit të ujit të lumit, i cili është i rrëmbyeshëm, ndërkohë e ka 'ndihmuar' edhe amortizimi.





