Nisur nga situata shumë e keqe atmosferike, dega teknike Durrës ka mobilizuar të gjithë stafin për përballimin e situatës emergjente që ka prekur të gjithë vendin. Aktualisht, ka mbetur pa energji elektrike vetëm një pjesë e Plazhit (për të cilën po punohet në kushte të vështira që prej mbrëmjes së djeshme për shkak të përmbytjes së kabinave).

Zonat e tjera, përfshirë edhe qytetin janë normalizuar. Puna po vazhdon me intensitet të lartë për furnizimin me energji elektrike të të gjithë abonentëve.

OSHEE kërkon nga ana ana e saj mirëkuptimin e të gjithë abonentëve të cilët ende nuk janë furnizuar me energji elektrike.

Për çdo problem, kontaktoni në numrat më poshtë:

* Inspeksioni: 052 90 2222

* K/Ing Njësai Durrës +355 69 41 42 073

* Specialist Operimi +355 69 41 47 450