Disa zona në qarkun e Durrësit do të kenë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të përmbytjeve.

UKD njofton se “Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë në zonën e Fushë-Krujës, stacioni i pompave është jashtë pune, për shkak të përmbytjes. Për këtë arsye do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat: Shijak, Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj”.

UKD bën me dije se po punon për normalizimin sa më shpejt të situatës, teksa kërkon dhe mirëkuptimin e qytetarëve.