E gjithë vëmendja e strukturave të shtetit është përqendruar në bashkinë e e Shijakut dhe të Krujës, dy zonat problematike për shkak të përmbyjteve në qarkun e Durrësit.
Në zonën e Shijakut, lumi Erzen rrezikon të dalë nga shtrati pasi është duke arritur kuotat e nivelit maskimal, ndërsa lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur dhjetëra banesa e qindra hektarë tokë në zonë e Fushë-Krujës.
Situata është e përmirësuar në qytetin e Durrësit ku nuk ka përmbytje dhe lajmi i mirë është që janë stabilizuar lundrimet në Adriatik. Tragetet që mbërritën me vonesë dje, janë nisur në orar në 23:00 të së enjtes nga porti i Durrësit dhe mëngjesin e sotëm kanë mbërritur brenda orarit. Kapitaneria bëri me dije se era në detin Adriatik ka rënë, ndërsa është pezulluar lundrimi vetëm për peshkarexhat dhe anijet e vogla.





