Pamjet me përmasa gati katastrofike që shihni vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës, konkretisht te qendra tregtare City Park pak orë pas përmbytjeve.
Duket sikur gjithçka i ngjan një vendi që sapo ka shpëtuar nga një uragan.
Në videon e publikuar nga JOQ shihen makina të shkatërruara nga uji dhe të bllokuara aty që prej pasdites së djeshme si dhe mbeturina pa fund.





