Në vetëm pak orë, autostrada Tiranë – Durrës është shndërruar në lumë.

Shirat e rrëmbyer mbuluan rrugët, makinat dhe banesat, përgjatë kësaj rruge.

Siç mund të shihet edhe në këto pamje të ABC News, autostrada Tiranë – Durrës në segmentin pranë Vorës është kthyer në një lumë të vërtetë.

Uji ka arritur në mbi 1 metër, ndërsa për të normalizuar situatën është bërë çarja e bordurave anësore, gjë e cila siç duket nuk ka dhënë rezultatin e pritshëm.