Disa dhjetëra qytetarë që kanë mbetur të bllokuar në qendrën tregtare City Park, si pasojë e përmbytjes, do të shpëtohen me mjete lundrimi.
Nga të dhënat mësohet se janë rreth 300 qytetarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, që kanë mbetur të bllokuar në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa Forcat e Armatosura janë angazhuar në një operacion evakuimi.
Sikundër raportohet pritet që për të larguar qytetarët nga ambientet e qendrës tregtare do të përdoren gomonet.





