Mesditën e sotme, rreth orës 12:50, në lagjen Nr. 14, Shkozet shtetasi O. F. 28 vjeç, duke montuar ashensorin në një pallat në ndërtim e sipër ka rënë nga lartësia.

Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.