Gjykata e Korçës ka lënë në burg  29-vjecarin, Spiro Naci i cili u arrestua disa ditë më parë si shkaktar i aksidentit me eskortën e Ramës.

Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg ndërsa është lënë ne fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë.

"Në vendin ku ndodhi aksidenti ka qenë vija e ndërprerë që lejon parakalimin. Unë kam kryer parakalimin. Iu kërkoj ndjesë Gardës se padashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar. Nuk jam dakord për masën arrest me burg sepse më rrezikon vendin e punës dhe do mbetem i papunë.", është shprehur Naçi.