Moti i keq ka përfshirë Durrësin që prej orëve të para të mëngjesit me reshje shiu dhe stuhi të forta ere.

Këto janë pamjet që vijnë nga zona e Currilave, ku një varkë peshkimi e ankoruar në det, është përmbytur.

Për shkak të kushteve atmosferike, Kapitaneria e Portit të Durrësit pezulloi sot lundrimin e të gjitha anijeve të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe gjithë sektorit të peshkimit në vend.

Forca e detit arrin deri në 6-7 ballë në gji, ndërsa deri në 8 ballë në det të hapur.