E vënë në qendër të akuzave se ka udhëtuar me makinën e Habilajve 3 vjet më parë, ish-zëvendësministrja e Brendshme kërkon të përballet me prokurorinë.

Ashtu sikurse Saimir Tahiri, edhe Elona Gjebrea ka kërkuar vullnetarisht të paraqitet në organin e akuzës, në funksion të hetimit të çelur ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Ky veprim lidhet mesa duket me dyshimet e ngritura nga prokuroria, se verën e vitit 2014, bashkë me Saimir Tahirin dhe familjet e tyre kanë udhëtuar me makinën e Habilajve, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Mësohet se deputetja Gjebrea iu ka dërguar një memo, përmes së cilës kërkon t’i caktohet një takim për të sqaruar pozicionin e saj në këtë histori. Dyshimet lindën pas gjurmimit në sistemin TIMS, ku rezulton se me datë 8 gusht 2018, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea, kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë, nëpërmjet portit të Sarandës.