Minimalisht  dy herë në vit, drejtuesit e pushtetit lokal dhe të zgjedhurit e tjerë si edhe qytetarët i drejtohen Mauzoleumit të Dëshmorëve për të zhvilluar homazhe. Në datë 5 maj dhe në festat e 28 dhe 29 Nëntorit përkujtohen të rënët për çlirimin e atdheut. Vëmendja përqendrohet në këto dy data historike dy ditë në vit, ndërsa ditët e tjera, “të vdekurit, shkojnë me të vdekurit”.

Por mungesa jo vetëm e vëmendjes por edhe e investimeve kanë bërë që Mauzoleumi ku prehen dëshmorët e atdheut në Durrës, ata që luftuan për çlirimin e vendit por edhe ata që kanë rënë në krye të detyrës pas viteve ‘90 të jetë drejt amortizimit.

Qytetarët pohojnë se bashkia duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj Mauzoleumit të dëshmorëve për të mos harruar kurrë të shkuarën dhe heronjtë që kanë dhënë jetën për vendin!

Jo rrallëherë varrezat e dëshmorëve bien pre e grabitësve që nuk kursejnë të vjedhin as shkronjat e varreve. Në krahun tjetër koha sjell amortizim dhe varrezat e dëshmorëve në Durrës janë drejt amortizimit të tyre.

K.H.