Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se prokurori i çështjes së përgjimit për kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka çuar fillimisht dosjen në ambasadën amerikane në Tiranë dhe për këtë nuk kishin dijeni as krerët e prokurorisë.

Pjesë nga biseda: 

Llabani: Në lidhje me rastin Dako u krijua një amulli sikur prokurori i çështjes u lëviz nga detyra. Ky prokuror ka shkuar dhe ka dhënë informacione në lidhje me çështje dhe këto informacione nuk janë dërguar te kryeprokurori. Këto informacione i janë dhënë ambasadës amerikane ku i thuhet se po hetoj për filan person. Vetë ambasadori amerikan ka zhvilluar një takim me Edi Ramën dhe e ka bërë të ditur për këtë përgjim. Gjithë informacioni për dosjen më pas ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Ka prokurorë që shesin dosjen.

Bledian Koka: Fakti që e ka çuar në njësinë diplomatike, bravo që e ka bërë.