Në një intervistë të pazakontë për Pop Culture, Erion Veliaj, përveç lajmeve të reja për kryeqytetin, foli edhe për jetën e tij private, për mënyrat e argëtimit gjatë ditëve e netëve festive, po nuk shpëtoi paq edhe me disa ngacmime të Kejvit e Dojnës për lajmet e showbiz-it.

Kështu, meqenëse Pop Culture është një program showbiz-i, Kelvi i kërkoi Veliaj të thoshte cila është femra më seksi apo më tërheqëse në showbiz-in shqiptar. 

Veliaj vendosi të mbetej te vajza më tërheqëse, pa dashur të zgjedhë më seksi: “Më seksi nuk e di, por më tërheqëse është Valbona Selimllari”, – tha Veliaj.

“Meqenëse e kam edhe shoqe”,– tha ai më pas.