Policia italiane ka bërë me dije të tjera detaje pas operacionit të arrestimit të dy shqiptarëve, 41 dhe 42-vjeçarë, në Milano, të cilëve iu gjetën në kuzhinë 631 gram kokainë.

Droga ishte fshehur në një banesë në sheshin Sant'Apollinare. Policia zbarkoi në banesën e të arrestuarve pas sinjalizimeve që kishte marrë nga banorë të zonës për lëvizje të dyshimta të dy shqiptareve, emrat e të cilëve nuk dihen ende.

Kur iu afruan 41-vjeçarit shqiptar ai i shtriu në tokë me karate dy efektivët, para se të arrestohej. Gjatë kontrollit në shtëpi, që bëri të mundur zbulimin e drogës dhe një mijë euro të fshehura në sirtaret e kuzhinës, shqiptari tjetër mbërriti në shtëpi pa e ditur që i kishte "vizituar" policia.

Sipas mediave italiane, të dy kanë precedentë penale dhe pasaporta e tyre kishte skaduar.