E marta sjell mot kryesisht të kthjellët me vranësira kalimtare në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat lindore, ndërsa reshje shiu nuk pritet të ketë.

Sipas “Meteoalb”, një tjetër rënie temperaturash regjistrohet në mëngjes; rënie të lehtë sjell mesdita në zonat jugore duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga -4°C në 13 – 14°C.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C / 10 °C

në vendet e ulta: -2 °C / 10 °C

në vendet malore: -5 °C / 3 °C.

Era pritet të dobësohet deri në mesatare.