Pas intervistës së Hygerta Sakos në “Thumb” ku tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë Stresin dhe se nuk përdhunonte veshin me muzikë të tillë, këngëtari bëri një postim në Instagram me përmbajtje negative dhe ofenduese.
“Nuk habitem pse nuk pershtatem me te gjithe ju koleg apo te dashura moderatore !!! sepse sot jetojm ne nje kohe te poshter ku fshati digjet nderkohe qe kurva kreh floket !!!! disa do thone ky esht i trrashe nuk hec me kohen, ndersa un do them per ju a nuk u lodhet duke ndrru dashnor perdite ???? Ta ka fal zoti qe ta perdoresh me njeriun e zemres por jo me 300 spartane, cdo kuj i falen fatkeqesite por jo dobesite …. souuuuu pun te mbare”, shkruante reperi shqiptar.
Ndërkohë disa orë pas postimit të tij reagoi edhe moderatorja sportive,e cila tha se nuk e kishte personalisht me Stresin dhe se fjalët e saj janë keqinterpretuar dhe duheshin lexuar brenda kontekstit që ajo i ka thënë si një njeri aspak fanse e dashamirëse e muzikës rep.
Nga ana tjetër vetëm pak më vonë nga deklarata dhe sqarimi i saj, ne kemi parë që postimi me konotacion ofendues është fshirë nga faqja e artistit.
Me sa duket Stresi ka ‘’ndërruar mendje’’ dhe ndoshta ka kuptuar se është shpejtuar në atë çka ka thënë.





