Tashmë është zyrtare, çifti i njohur është fejuar dhe data e dasmës madhështore do të njoftohet në fillim të muajit janar.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Twitter nga vetë familja mbretërore, ku shkruhet: Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar.

Përgatitjet për dasmën madheshtore të Princit Harry kanë filluar që tani, ndonëse nuk kemi ende një datë konkrete.

Princ Harry ka gati për të fejuarën e tij tashmë, një unazë unike, të  dizenjuar nga vetë ai, me gurë diamante të marra nga një bizhuteri e nënës së tij të ndjerë.