E ftuar këtë të shtunë në Thumb, moderatorja e njohur, Hygerta Sako pyetjes se nëse dëgjonte muzikën e reperit Stresi iu përgjigj:
"Nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rap kam përshtypjen, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë", ishte përgjigjia e saj.
Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa marrë replikën e Stresit i cili me anë të një postimi në Instagram, ndonëse pa përmendur emrin e Hygertës, duket që statusi i është drejtuar asaj.
"Nuk habitem pse nuk përshtatem me të gjithë ju koleg apo të dashura moderatore !!! sepse sot jetojmë në një kohë të poshtër ku fshati digjet ndërkohë që kurva kreh flokët !!!! Disa do thonë ky është i trashe nuk ec me kohën , ndërsa unë do të them për ju a nuk u lodhet duke ndërru dashnorë përditë?? Ta ka fal Zoti që ta përdorësh me njeriun e zemrës por jo me 300 spartanë, çdokuj i falen fatkeqësitë por jo dobësitë …. souuuuu punë të mbarë", shkruan Stresi.






