Apeli i Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Ky i fundit nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Mësohet se gjyqtari është shtruar në spitalin e burgut prej katër ditësh dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykatësi Shkëlqim Miri ka marrë 20 mijë Euro për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit që më 20 shtator rikualifikoi veprën penale për të dënuarin Gentian Doda nga vrasje në paramendim në plagosje të rëndë me dashje duke e dënuar me 8 vite burg nga 20 që ishte vendimi i parë. Në banesën e tij, policia gjeti 34 milionë lekë të rinj.