Arrestimi i Valentin Selaj, si pjesë e një grupi të madh të trafikut të drogës nga Holanda në Itali, bëri që mediat italiane të shkruajnë shumë edhe për të dashurën e tij, prezantuesen e njohur dhe bukuroshen shqiptare Viola Spiro.
Por pas arrestimit të dashurit të saj, Viola ka bërë një ndryshim në faqen e saj të "Instagram"-it.
Ajo ka vendosur të bllokojë të gjithë komentet, duke shmangur kështu të gjitha fjalët që i drejtohen asaj.
Duke qenë se ajo është një personazh publik, për të evituar komentet që mund të ishin negative, ka vendosur të mos lejojë njerëzit të shkruajnë.





