Specialistët për Hetimin e  Krimeve  në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganzuar, me metoda speciale, pas provave të administruara në rrugë shkencore dhe procedurale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 20.11.2017, ku katër shtetas të maskuar kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur.

Janë ndaluar autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit:

• Niko Papajorgji 35 vjeç, banues në Durrës;

• Marsel Papajorgji 30 vjeç, banues në Durrës.

• Julian Qamili 43 vjeç, banues në Durrës;

• Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, më datë 20.11.2017, rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.